ZYRTARE: Ja kur tërhiqet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës

FFK ka njoftuar se nesër do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës.

“Nesër (e mërkurë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pjesëmarrjen në gjysmëfinale e kanë siguruar Ballkani, Feronikeli, Trepça’89 dhe Vëllaznimi.

Vëllaznimi në çerekfinale ka emliminuar Dritën, Trepça 89′ pas penalltive e ka eliminuar Prishtinën, ndërkohë që Feronikeli ka arritur ta mposhtë Ferizajin e Ballkani Kikën.

Vitin e kaluar, FC Prishtina arriti që ta fitojë trofeun, kurse këtë edicion arriti vetëm deri në çerekfinale, për t’u eliminuar nga Drita në penallti.