Zyrtare: Ja ku do t’i luajë ndeshjet si vendas Feronikeli

Lideri i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Feronikelit ndeshjet e mbetura si vendas të këtij edicioni, do t’i zhvillojë në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren. Është drejtori i këtij klubi, Artan Berisha ai e cili e konfirmon lajmin për Gazetaolle.com. “Ky stadium i plotëson të gjitha kushtet për lojë. Drejtuesit e Lirisë na kanë mirëkuptuar dhe për këtë i falënderojmë”, ka thënë Berisha për Gazetën ‘Olle’. Feronikeli deri më tash ka luajtur në ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, hiq disa ndeshje në Prizren.

Tutje, Berisha njoftoi se Feronikeli ka qenë në kontakt edhe me disa klube të tjera sa i përket stadiumit, por është refuzuar.