ZYRTARE: Ja data e tërheqjes së shortit të gjysmëfinaleve të Kupës

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar datën e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli.

Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill. /Gazeta Olle/