Zyrtare: Istogu transferon Cacajn

Istogu ka bërë goditjen e parë në merkaton dimërore, duke transferuar mbrojtësin e krahut të majtë Agron Cacaj nga skuadra e Besës.

”Jam shumë i kënaqur që sot kam nënshkruar kontratë me Istogun. Aryseja kryesore që kam vendosur që ti bashkohem Istogut është: organizimi tepër i mirë i këtij klubi, më pas është shoqëria e që shumicën e futbollistëve të Istogut i kam shokë, e normalisht që ndikim ka pasur edhe trajneri Genc Hoxha që unë ti bashkohem Istogut.

 

Premtoj që për fanelën e Istogut do jepi gjithçka nga vetja ime, do të angazhohem në ç’do ndeshje. Besoj qe më ndihmën e tifozëve istogas ‘Gjimmat’ dhe me angazhimin e të gjithë bashkëlojtarëve do të arrijmë që në fund ta sigurojmë mbijetesën në Raiffeisen Superligë ” këto ishin fjalët e përforcimit Agron Cacaj për ueb faqen zyrtare të klubit, www.kfistogu.com.