Zyrtare: Ismet Munishi rikthehet te Hajvalia

Super-lajm për Hajvalinë. ‘Komandanti’ Ismet Munishi lëshon ‘pe’ dhe rikthehet te skuadra nga paralagjia e Prishtinës.

Munishi një ditë më parë dha dorëheqje nga Hajvalia për shkak të disa keqkuptimeve në klub.

Mirëpo, me insistimin e pronarëve të klubit, futbollistëve, e shumë miqve të tij, Ismet Munishi, pranoi që ta vazhdoi bashkëpunimin me Hajvalinë.

Munishi në krye të Hajvalisë arriti mjaft suksese duke e marrë ekipin pa asnjë pikë, ndërkohë që pasi përfundimit të stinorit vjeshtor, hajvaliasit e mbyllën kampionatin në vendin e katërt me 28 pikë, tre më pak se lideri Feronikeli.

Ai rrëfen gjithçka në një intervistë për Gazetaolle.com.

Trajner, çka ndodhi ditën e djeshme, u larguat nga Hajvalia me një prononcim të shkurtër, pa dhënë shumë arsye?

Munishi: Siç është njoftuar edhe opinioni, ditën e djeshme kam dhënë dorëheqje nga Hajvalia. Më pas gjatë ditës kam biseduar me pronarët e klubit, Ragip Murati dhe Shemsedin Përgjejgjaj, të cilët nuk ma kanë miratuar dorëheqjen. Ata janë shprehur shumë të kënaqur me punën time si trajner. Më kanë përkrahur edhe nëpërmjet medieve si Mehedin Përgjegjaj (Meda), Ragip Murati dhe Xhavit Pacolli dhe më të vërtet me ka ardhur shumë mirë. 

Adhuruesit e Hajvalisë dhe opinioni në njëfarë mënyrë, nuk besonin që jeni larguar. Çka ndodhi?

Munishi: Kam qenë shumë i emocionuar edhe vet kur e kam marrë vendimin, i’u kam përgjigjur vetëm miqve të mijë, kam marrë shumë mesazhe. Nuk kam dashur të komunikojë as me media.

Atëherë, pse u larguat nga Hajvalia?

Munishi: Thënë të drejtën më së paku më ka konvenuar mua që të largohem nga Hajvalia. Mirëpo, erdhi një moment që për shkak të disa gjërave që mbeten brenda klubit, dhashë dorëheqje. Jam ndjerë në një moment i nënçmuar dhe kjo ka qenë e gjitha.

Pse dhe nga kush jeni ndjerë i nënçmuar?

Munishi: Janë gjëra brenda klubit të cilat janë sqaruar.

Me sa vërejta në rrjetet sociale, kishte muhabetet që keni pasur oferta nga klube të tjera, ka diçka të vërtet në këtë drejtim?

Munishi: Oferta dhe kontakte me klube kam patur edhe para se të japë dorëheqje, edhe pastaj, por që nuk dua t’i bëjë publike. Nuk dua që t’i tradhtojë futbollistët dhe pronarët e Hajvalisë.

Pra, do ta vazhdoni punën te Hajvalia?

Munishi: Ismet Munishi do të jetë trajner i Hajvalisë.

Cilët janë faktorët kryesor që ndikuan që të vazhdoni me Hajvalinë?

Munishi: Meda dhe Ragip Murati, por edhe futbollistët të cilët më kanë apeluar që të vazhdojë. Ata më kanë thyer mendjen që të vazhdojë në klub. Ne e kemi një lidhje pak më ndryshe me ta, pak më speciale.

 

loading...