Zyrtare: Ismet Caka largohet nga Vushtrria

Mbrojtësi mirënjohur kosovar, Ismet Caka, nuk është më pjesë e skuadrës së Vushtrrisë, transmeton GazetaOlle.com.

Ismet Caka ka njoftuar për ‘Olle’ se nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. “Tashmë jam lojtar i lirë. Jam i hapur për oferta serioze. Me skuadrën e Vushtrrisë nuk kemi arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin”, ka thënë Ismet Caka.

Ai në të kaluar ka luajtur në disa skuadra kosovare me shumë sukses. /Gazeta Olle/