ZYRTARE: Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit bashkohet me Armando Sadikun

Sulmuesi italian, Gianpaolo Pazzini edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Levantes, ku do të jetë në konkurrencë me shqiptarin Armando Sadiku për një vend titullari.

Lajmin e bëri të ditur klubi spanjoll përmës faqës zyrtare në rrjetet sociale.

Sulmuesi italian ishte pjesë e Hellas Veronës në Serie A, ndërsa është transferuar në formë huazimi te spanjollët deri në fund të sezonit.

Pjesë e Levantes është edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, i cili te spanjollet kaloi nga Legia Warshava e Polonisë. /Gazeta Olle/