ZYRTARE: Ish-futbollisti i Vllaznisë së Pozheranit bëhet me skuadër të re

Ish mesfushori i Vllaznisë së Pozheranit, Arbër Basha është bërë me skuadër të re.

Tashmë mesfushori nga Shqipëria, është prezantuar te skuadra e Kastriotit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, shkruan GazetaOlle.

Njoftimi: Ish lojtari i Kombëtares U-21, Arbër Basha, prej ditës së sotme është lojtari më i ri i Kastriotit.

21 vjecari së fundi ishte pjesë e kampionatit estonez te skuadra Trans Narva.

Kurse dy edicione më parë luajti te Vllaznia e Pozheranit në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaOlle

Fotografia e Festim Alidema