ZYRTARE: Ish-futbollisti i Prishtinës largohet nga ekipi në mes të sezonit, ‘godet’ me deklaratën

Ish-futbollisti i Prishtinës, Durim Gashi, në edicionin e fundit e ka bartuar fanellën e skuadrës së Rahovecit, transmeton, GazetaOlle.com.
Gashi së fundmi e ka marrë një vendim të rëndë duke u larguar nga klubi që bënë gara në Ligën e Parë, në mes të edicionit.

ffk reklama
Vet Gashi e ka zbuluar lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Nga ndeshja e fundit nuk jam me pjesë e Rahovecit, klubit ku jam munduar çdo herë te jap gjithçka nga vetja. Por si duket s’paska qen e mjaftuar. Rahoveci nuk e meriton me qenë ne ketë pozita. Arsyet e mia janë personale te cilat ja kam treguar edhe kryesisë. Nga sezona pranverore jam lojtar i lirë ndërsa Rahovecit i dëshiroj suksese dhe fat ne te ardhmen”, ka shkruar Durim Gashi në Facebook.
Durim Gashi në Prishtinë erdhi vite me parë me insistimin e ish-trajnerit të kësaj skuadre, Bylbyl Sokoli. /Gazeta Olle/

received_10156083941183641

received_10156083941163641received_10156083940423641