Zyrtare: Ish-futbollisti i Hajvalisë bëhet trajner te Shkëndija

Ish-futbollisti i Hajvalisë, Gëzim Gashi është bërë trajner i grupmoshave të reja te skuadra e sapo themeluar, Shkëndija e Hajvalisë

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra nga paralagjia e Prishtinës në Facebook.

Më poshtë njoftimi zyrtar nga KF Shkëndija:

Gëzim Gashi trajner i grupmoshave të Shkollës së Futbollit

Një nga prioritetet tona kryesore si klub, pa dyshim se është Shkolla e Futbollit dhe puna me talentët e rinjë, në këtë drejtim jemi duke u përkujdesur që të i kushtojmë shumë kujdes stafit të cilët do të punojnë në mënyrë profesionale dhe bashkëkohore me grupmoshat e reja. Duke e ditë potencialin, synimet tona janë të krijojmë sa më shumë futbollistë që dalin nga shkolla jonë.

Gëzim Gashi, futbollisti i mirënjohur, me eksperiencë të gjatë në top klubet vendore dhe poashtu ato ndërkombëtare do të jetë trajner në Shkollën e Futbollit SHKËNDIJA.

Gëzimi ka një karrierë mjaftë të pasur si futbollistë, karrierën e kishte filluar te KF Besiana për të vazhduar te Prishtina, 2 Korriku, Flamurtari, më pasë karrierën e kishte vazhduar në Gjermani te Eintracht Trier, për të u kthyer në Kosovë te KF Hysi, Kek-u, dhe më pas u transferua të AC Oulu në Finland, ndërsa më pasë është kthyer te KF Hajvalia, Drita dhe së fundi Ramiz Sadiku. Për më shumë se një vit e ka filluar karrierën edhe si trajner.

Gjatë karrierës si futbollistë ka pasur fatin të punoj me trajnerët më të mirë vendor dhe të huaj poashtu, duke fituar edhe shumë trofe, andaj eksperienca e tij, do të jetë avantazh i jashtëzakonshëm për futbollistët e rinjë të Shkollës së Futbollit SHKËNDIJA.

Gëzimi posedon licencën C të UEFA-s.

Punë të mbarë dhe suksese Gëzim! Talentët e SHKËNDIJA po presin për ty.