ZYRTARE: Ish-futbollisti i Ferizajt dhe Vitisë prezantohet në Maqedoninë Veriore

Skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, Vardar Forina ka prezantuar një futbollist që së fundi luajti në Kosovë.

Bëhet fjalë për mesfushorin Ylber Lumën, i cili tashmë i është bashkuar kësaj skuadre, përcjellë Gazeta Olle.

Ish-mesfushori i Ferizajt, së fundi luajti në Ligën e Parë të Kosovës te skuadra e Vitisë.

“Vardari sot zyrtarizon edhe përforcimin e katërt me radhë, bëhet fjalë për Ylber Lumën, lojtar që transferohet nga Vitia e Kosovës drejt klubit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Luma, më parë ka luajtur edhe në skuadrat shqiptare si Shkëndija dhe Renova.