ZYRTARE: Ish-asistenti i Antonio Contes prezantohet si trajner i Vushtrrisë

Vushtrria ka prezantuar trajneri e ri.

Antonio Toma është prezantuar tashmë te kjo skuadër, shkruan Gazeta Olle.

Në të kaluarën 56 vjeçari ka qenë asistenti i parë i Antonio Contes te skuadra e Atalantës në edicionin 2009/10.

Njoftimi: Po e hapim një kapitull të ri për klubin, për herë të parë një trajner i huaj nënshkruan me Vushtrrinë

BENVENUTO ANTONIO TOMA

I lindur në Maglie të Italisë, tekniku 56 vjeqar, ish asisteni i njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror Antonio Conte, në sezonin 2009\10 ishin së bashku pjesë e klubit të njohur italian Atalanta në Seria A, më pastaj për të vazhduar karierën në klubin tjetër të njohur Lecce, fillimisht si trajner i grupmoshave U19 për dy vite me rradhë dhe pastaj si kryetrajner në vitin 2013, strategu italian Leccen e kishte udhëhequr në 13 ndeshje në Serie C, duke arritur tetë fitore dhe tre barazime, për tu kthyer prap për tri vite tjera si trajner i grupmoshave të reja deri në vitin 2017!
Në verën e këtij viti, në mediat italiane ishte përfolur për një ribashkim të mundshëm në stafin e Contes tek Interi!

Image result for Antonio Toma