ZYRTARE: Interi humbet lojtarin ‘magjik’, transferohet te gjiganti evropian!

Futbollisti i Interit, Yuto Nagatomo, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së madhe turke, Galatasaray.

Nagatomo sot në mëngjes udhëtoi drejt Stambollit, ndërsa në mesditë bëri edhe testet mjekësore, për të nënshkruar me skuadrën e famshme turke.

Fotografia e Bahri Rexha

Transferimi i japonezit te Galatasaray është në formë huazimi për gjashtë muaj, ndërsa Interi do të përfitojë 1.5 milionë euro.

Ende nuk është bërë e qartë se a do të ketë obligim blerje apo të drejtën e blerjës skuadra turke, megjithatë e qartë është se Nagatomo këta gjashtë muaj do të luajë për Galatasarayn. /Gazeta Olle/

Image result for nagatomo galatasaray