Zyrtare: Ilir Avdyli bëhet me skuadër të re

Portjeri i njohur kosovar, Ilir Avdyli është bërë me skuadër të re.

Avdyli është transferuar te skuadra e njohur shqiptare, Kukësi, shkruan GazetaOlle.com.

Së fundi, gardiani, nga Podujeva ka qenë pjesë e skuadrës së Kategorisë Superiore, Kamza.

Më posht njoftimi nga FK Kukësi:

F.K. Kukësi njofton arritjen e marrëveshjeve me futbollistët Ilir Avdyli dhe Emiljano Musta.

Dy futbollistët kanë firmosur me klubin tonë kontratë 1 vjeçare.

Portieri Avdyli vjen nga skuadra e Kamzës ndërsa mesfushori Musta nga ajo e Flamurtarit.

Dy lojtarët janë afrimet e para të skuadrës sonë, ndërkohë që prezantimi i tyre do të bëhet shumë shpejt në ambientet e Klubit tonë.

Faleminderit!