ZYRTARE: Honda bëhet me skuadër të re, të njëjtën kohë drejton edhe këtë kombëtare

Futbollisti japonez, Keisuke Honda është bërë lojtar i ri i Vitesses.

Ish futbollisti i shumë skuadrave evropiane tashmë ka nënshkruar për ish-klubin ku është paraqitur edhe Milot Rashica, përcjellë Gazeta Olle.

Por e veçanta e këtij transferi është se Honda të njëjtën kohë do ta ushtron edhe postin e trajnerit në Kombëtaren e Kamboxhias.

33 vjeçari, ka marr këtë post që nga viti 2018, sa ishte pjesë e skuadrës nga Australia, Melbourne Victory.