ZYRTARE: Herolind Shala bëhet me skuadër të re

Herolind Shala vazhdon të ndërrojë skuadrat.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka lënë kampionatin danez dhe Lyngbyn për t’u transferuar në Norvegji.

Skuadra e re e tij është IK Start. Lajmin e ka publikuar vetë lojtari në Facebook.

“Nga sot jam pjesë e skuadrës norvegjeze IK Start. Më bindi projekti i ri i klubit për të nënshkruar këtu. Shpresojmë se do t’i arrijmë objektivat”, ka shkruar Herolind Shala, raporton Gazeta Olle.

Ai më parë ka luajtur edhe në Turqi me Kasimpasa.