Zyrtare: Haliti nënshkruan me Bylisin

Mbrojtësi Ahmet Haliti ka nënshkruar me skuadrën e Bylisi e Ballshit në Kategorinë Superiore Shqiptare. Lajmi konfirmohet për Gazetaolle.com nga burime pranë futbollistit. Haliti në edicionin e fundit luajti me Prishtinën ndërkohë që shfaqi paraqitje shumë të mira.

Kjo nuk është hera e parë që Haliti luan në Shqipëri, pasi që më parë ka luajtur për Besën e Kavajës.