Zyrtare: Besar Halimi te Mainz

Besar Halimi është shqiptari i radhës që do të luajë në Bundesliga 1. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Mainz 05.

Është pikërisht skuadra gjermane që ka zyrtarizuar kalimin e tij përmes njoftimit në faqen zyrtare të tyre.

Besari deri më tash ishte pjesë e Stuttgart Kicker, që garonte në Ligën e tretë gjermane. Ai shquhet me asiste të shumta.

“Besari ka pasur një sezon të shkëlqyer, ai ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë ofensiv në ligën e tretë. Ai ka një potencial të madh dhe ne dëshirojmë ta zhvillojmë në katër vitet e ardhshme, për ta dërguar në një nivel edhe më të lartë. Ne besojmë se aim und të kontribuojë në Bundesligë. Ne do të do të këshillohemi me të, se në cilin hap ai mund të kontribuojë në projektin tonë”, tha menaxheri i Mainzit, Christian Heidel, shkruan GazetaOlle.com.

Halimi më parë kishte arritur marrëveshje edhe me skuadrën angelze Brentford, por që nuk kishte shkuar në Angli duke e prishur marrëveshjen. (Gazeta Olle)

halimi