ZYRTARE: Hajvalia 2020 prezanton edhe tri ardhje të reja në skuadër

Janë bërë sot 60 ditë që nga dita e pezullimit të futbollit kosovar nga Qeveria e Kosovës si shkak i përhapjesë së pandemisë së koroanvirusit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme skuadra e sapo formuar, FC Hajvalia 2020 ka prezantuar ardhje të reja në këtë skuadër, shkruan Gazeta OLLE.

Bëhet fjalë për treshen: Habib Vrajolli, Musa Spahiu dhe Jeton Kosumi.

Ardhjet e reja e qojnë në katër numrin e futbollistëve që kjo skuadër ka siguruar pasi synon që nga edicioni i ri të rinis garat në futbollin kosovar.

Ndërsa më parë, te Hajvalia 2020 është prezantuar edhe portieri Uran Gashi.