Florent Hadergjonaj iu është bashkuar edhe zyrtarisht Kosovës.
Lajmi u konfirmua nga menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, përcjellë Gazeta Olle.
Më poshtë postimi i tij në Facebook:
“Në rrugëtimi drejtë kualifikimeve për “Euro 2020”, Kosovës, nga ndeshjet e qershorit i bashkohet edhe një futbollist i nivelit botërorë, Florent Hadergjonaj.
I lindur në vitin 1994, Hadergjonaj bëri karrierë në disa klube në Zvicër, pastaj në Bundesligën e parë gjermane, kurse aktualisht është pjesë e klubit Huddersfield Town, në Premierligen angleze.
Ai në të kaluarën në nivel kombëtar ka përfaqësuar Zvicren. Florenti tashmë ka marrë pasaportin e Kosovës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e qershorit.
Dardan dhe krenarë, Euro 2020”, shkroi Shala. /Gazeta Olle/