ZYRTARE: Gjilani transferon një futbollist, largon dy të tjerë

Gjilani ka bërë lëvizjet e radhës në afatin kalimtar.

Klubi bardhekuq ka bërë një transferim dhe ka liruar dy lojtarë, përcjellë Gazeta Olle.

Semir Hadzibulic ka nënshkruar me skuadrën deri në verën 2020.

“Skuadra e Gjilanit sot ka arritur të afrojë edhe një lojtar brenda ekipit. Semir Hadžibulič sot ka firmosur kontratën me klubin e Gjilanit deri në verën e vitit 2020.

Mesfushori nga Novi Pazari në skuadrën e Gjilanit,vie pas një përvoje në shum klube rajonale dhe me gjerë,ku kishte zhvilluar karrierën e tijë mjaftë të pasur futbollistike.

Hadžibulič sezonin e fundit kishte luajtur për skuadrën nga Ishujt Faroe,Kí Klaskvík”, njofton Gjilani.

Ndërkohë klubi ka konfirmuar edhe dy largime.

“Skuadra e Gjilanit në mirëkuptim të dyanshëm me dy lojtarët nga Ferizaji,Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, ka ndërprerë kontratat me futbollistët e lartë cekur.

Ekipi kuq e bardh falëmnderon lojtarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite sa ishin pjesë e skuadrës sonë, dhe ju dëshiron fat e sukses në vazhdim të karrieres së tyre”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/