Zyrtare: Gianlugi Buffon i thotë futbollit lamtumirë

Gianlugi Buffon do të luaj ndeshjen e fundit në karrierë kundër Hellas Veronas këtë fundjavë.

Kapiteni i Juventusit në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se do të pensionohet përfundimisht nga futbolli.

 “Jam krenar që kam qenë në gjendje të bëj përpjekjet e mia më të mira deri në fund. Arrita në këtë lamtumirë të lumtur”, ka thënë Buffon.

Buffon ka zhvilluar 168 ndeshje profesionale me Parmën, 508 me Juventusin dhe 176 me Kombëtarën e Italisë.