ZYRTARE: Gavazaj te Skënderbeu

Tashmë është zyrtare: Enis Gavazaj është lojtari më i ri i Skënderbeut.

Ashtu siç kishte lajmëruar Gazetaolle.com edhe ndodhi. Presidenti Ardjan Takaj është ai që ka konfirmuar gjithçka: “Po, Gavazaj është i Skënderbeut”.

Bëhet fjalë për një mesfushor shumë të talentuar, por edhe të pafat, sepse dëmtimet nuk e lejuan të shpërthente në Belgjikë.

Tani djaloshi nga Prizreni ka mbyllur marrëdhëniet me Gentin dhe Skënderbeu shpreson ta rikthejë në nivele të larta, pasi bëhet fjalë për një futbollist vetëm 21 vjeç.

Ndërkaq, Takaj ka premtuar të tjera përforcime ditët e ardhshme.