Zyrtare: Gatusso i Përfaqësueses së Kosovës bëhet me skuadër të re

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Fanol Perdedaj, që ndryshe nga mediat gjermane njihet edhe si Gatusso, është bërë me skuadër të re.

Ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me FSV Frankfurt, skuadër kjo që siguroi mbetjen në Bundesliga 2.

Perdedaj në kampionatin e fundit luajti në Ligën e tretë me Energie Cottbus, pjesë e të cilëve ishte në vitet e fundit.

Perdedaj luan mbrojtës i djathtë, dhe mesfushor qendre.

“Fanoli është lojtar me talent të ri dhe ka përvojë ndërkombëtare. Ai mund të luajë në dy pozita”, tha trajneri i Frankfurtit, Tomas Oral.

“Pas përvojës time në Danimarkë, dhe me Cottbusin e Frankfurtin, tani dua sfida të reja”, tha Perdedaj, shkruan Bundesliga.de, përcjell GazetaOlle.com.