ZYRTARE: Futbollisti shqiptar prezantohet te Empoli

Nedim Bajrami edhe zyrtarisht është larguar nga Grashopperi.

20 vjeçari karrierën tashmë e ka vazhduar në Itali.

Futbollisti shqiptar është transferuar te skuadra italiane, Empoli, shkruan GazetaOlle.

Bajrami ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit zviceran derisa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2017.

Image

Ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Empolit, derisa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.

Mirësevjen Nedim Bajrami”, shkruhet në njoftimin e Empolit në rrjetet sociale.

Bajrami me Grasshopper ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 11 gola.