Zyrtare: Futbollisti nga Kosova nënshkruan me ekipin zviceran (FOTO)

Futbollisti 21 vjeçar nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Superligën e Zvicrës.

Shkëlqimi është larguar nga FC Schaffhausen për t’u transferuar te Luzernin.

“Sot edhe zyrtarisht jam larguar nga klubi i zemrës për të nënshkruar kontratë me Luzernin në Superligën e Zvicrës. Dua t’i falënderojë të gjithë në Schaffhausen për mundësinë e dhënë dhe besimin që patën tek unë. Tani më pret një aventurë e re ku shpresoj të kem sukses. Tani është koha”, ka shkruar Shkëlqim Demhasaj në zyrtare në Facebook.

Shkëlqim Demhasaj te Luzerni i bashkohet mesfushorit të Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Image may contain: 1 person, smiling, standing Image may contain: 3 people, people smiling, people playing sport and outdoor 2_1498163772-3645475 (1)