Zyrtare: Futbollisti kosovar ndahet me Flamurtarin e Vlorës

Mbrojtësi ferizajas, Dardan Çerkini, përfundimisht ka ndarë rrugën me skuadrën e Flamurtarit të Vlorës.

Futbollisti deklaroi për gazetën “Bota sot” se  do të vazhdojë karrierën në njërën nga skuadrat e Superligës së Kosovës. “E përfundova me Flamurtarin pas 6 muajve të parë që ishin të mirë, ndërsa gjashtë muajit e dytë nuk kisha fat, pasi që isha i dëmtuar. Kontrata ime me Flamurtarin mbaroj dhe i ndamë rrugët. Aktualisht jam në kontakte me dy ekipet të Kosovës dhe të shohim”, tha Çerkini.

Loading...