ZYRTARE: Futbollisti i parë shqiptar largohet nga Lazio ende pa nisur afati kalimtar i janarit

Riza Durimishi, nuk do të jetë më pjesë e ekipit italian, Lazio.

Mbrojtësi i krahut, ka kryer me sukses vizgat mjekësore gjatë ditës së sotme te skuadra franceze, Nice, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e skuadrës në fjalë.

Durmishaj është huazuar me të drejt blerje për 6 milionë euro dhe në fund të sezonit Nica do të ketë të drejtën për të blerë lojtarin.

Tashmë, te Lazio kanë mbetur vetëm dy futbollistë shqiptarë, bëhet fjalë për Valon Berishën dhe Tomas Strakoshën.