ZYRTARE: Futbollisti i njohur largohet nga Vushtrria!

Edhe një largim nga Vushtrria pas stinorit vjeshtor të edicionit 2018/19.

Bëhet fjalë për mesfushorin Alush Gavazaj, i cili i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin vushtrrias.

Mesfushori ka bërë lajmin të ditur për gazetën, duke theksuar që është lojtar i lirë.

“Kontrata me Vushtrrinë më skadon në muajin janar dhe do të jem futbollist i lirë”, deklaroi Gavazaj për Gazetën Olle.

“Kam disa opsione, por do të mendoj mirë dhe do t’i shqyrtoj ofertat me kujdes”, vazhdoi ai.

Gavazaj iu bashkua Vushtrrisë në afatin kalimtar të verës.

Paraprakisht ai ishte pjesë e Feronikelit, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion të sezonit 2018/19 dhe Kupën e Kosovës.

Ndryshe, Gavazaj nuk do të jetë futbollisti i vetëm që do të largohet nga Vushtrria, pasi që bardhekaltërit kanë paralajmëruar disa ndryshime në janar.

Pas stinorit vjeshtor, Vushtrria renditet në pozitën e 11 në klasifikim me 15 pikë të tubuara dhe me rrezik të madh për rënie në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/