ZYRTARE: Futbollisti i njohur largohet nga Drenica

Drilon Lladrovci ka konfirmuar që është ndarë edhe zyrtarisht me klubin futbollistik Drenica.

25-vjecari ka bërë të ditur që ka shkëputur kontratën dhe tani është lojtar i lirë, përcjellë “Olle”.

Ai i ka uruar suksese klubit kuqezi në të ardhmen, derisa ka theksuar që është i hapur për ofertat e klubeve tjera.

“Përshëndetje, miq dhe dashamirë të futbollit.

Shfrytëzoj rastin të ju informoj se sot kam shkëputur kontratën me klubin “KF Drenica” me marrëveshje të dyanshme.

Klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve ju uroj fat dhe suksese në të ardhmen si dhe i falënderoj per kohën që kemi kaluar sëbashku.

Nga ky moment jam lojtar i lirë dhe i hapur për oferta”, shkroi ai. /Gazeta Olle/