ZYRTARE: Futbollisti i Kosovës U-21 transferohet në Shqipëri

Pas Olsi Gocajt dhe Jurgen Vatnikaj, Flamurtari ka bërë publike ditën e sotme një tjetër goditje në merkato.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës U-21, Lirim Mema.

21-vjeçari i lindur në Tetovë, luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërkohë që mund të përshtatet mjaft mirë edhe në qendër të mbrojtjes.

Ai së fundmi ishte pjesë e klubit gjerman Braushvajg, teksa tashmë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Mema numëron 11 paraqitje me fanellën e Kosovës, që prej vitit 2011, teksa ka arritur të realizojë edhe 1 gol.