ZYRTARE: Florim Berisha prezantohet te kjo skuadër e Ligës së Parë

Ish futbollisti i disa skuadrave të Superligës, Florim Berisha është bërë me skuadër të re.

Tashmë Berisha është prezantuar te skuadra  e Arbërisë, në Ligën e Parë, përcjell Gazeta Olle.

“Florim Berisha – pjesë e klubit Arbëria. Një lojtar me prevojë të madhe dhe me një karrierë të bujshme si Berisha ju bashkangjitet klubit nga Dobraja. Prezentimin e tij e bëri donatori i klubit Jahir_Krasniqi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit në fjalë duke i dëshiruar shëndet dhe suksese me klubin Arbëria”, thuhet në njoftimin e KF Arbërisë.

Fotografia e KF Arbëria