Zyrtare: Florent Hadërgjonaj e vendos të ardhmen

Huddersfield ka aktivizuar klauzolën e blerjes për mbrojtësin Florent Hadergjonaj nga Ingolstadt, transmeton zeri.info.

23-vjeçari iu bashkua klubit anglez në një huazim një-vjeçar gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por Huddesfiedl ka paguar klauzolën e blerjes së shqiptarit. Hadergjonaj, i cili ka bërë 19 paraqitje deri më tani për Huddersfiedlin, pritet të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare në verë me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Ne e dinim se Flo do të sillte garë të fortë për pozicionin e mbrojtësit e djathtë dhe mendoj që në shtatë muajt e tij të parë te Huddesfiel Town ka treguar se pse është aq shumë i vlerësuar në Gjermani”, ka deklaruar trajneri i klubit, David Wagner.

“Siç edhe e pritëm, karakteristikat e tij kanë qenë të përkryera për stilin tonë të lojës dhe paraqitjet e tij janë përmirësuar ndeshje pas ndeshjeje. Ai gjithashtu është një djalosh i madh, i cili është përshtatur në mënyrë të përkryer në dhomat tona të zhveshjes”, shtoi ndër të tjera ai./