ZYRTARE: Flamurtari prezanton sulmuesin kosovar

Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme, një tjetër futbollist në kuadër të forcimit të skuadrës për sezonin e ri.

Vlonjatët kanë afruar në ekip, sulmuesin kosovar Bajram Nebihi.

31-vjeçari, i cili ishte pjesë e Ballkanit në Superligën kosovare, ka luajtur për një kohë të gjatë në Gjermani, në periudhën 2011-2016, me ekipe si Augsburg, Union Berlin, LAndsberd apo Ampfing.

Më tej, ai ka vijuar karrierën në Tailandë, ku gjatë periudhës 2017-2018, ka shëtitur në ekipe si Port FC, Çingrai, apo Çonburi.

Pasi luajti 8 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku shënoi edhe 1 gol, tashmë Nebihi vjen te Flamurtari për të forcuar vijën e sulmit.