ZYRTARE: Flamurtari luan ndeshjet në stadiumin Fadil Vokrri

Krahas Kombëtares së Kosovës dhe Prishtinës, edhe Flamurtari i Prishtinës do të luajë ndeshjet si vendas në stadiumin Fadil Vokrri.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqezi, që ka dhënëe dhe arsyet e fushës së papërshtatshme në Xhemail Ibishi.

“Për shkak të fushës jo të mirë në stadiumin tonë, ndeshja e Javes X në Ipko Superligen e Kosoves do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Flamurtarit, raporton Gazeta Olle.

Flamurtari të martën pret Drenicën, me fillim prej orës 14:45.