Zyrtare: Flamurtari i Prishtinës e prezanton trajnerin e ri (FOTO)

Flamurtari i Prishtinës e ka prezantuar trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm të Vala Superligës së Kosovës në futboll, përcjellë Gazetaolle.com.

‘Timonieri’ Agron Selmani është prezantuar te skuadra kuq e zi, ashtu siç paralajmëroi Gazetaolle.com pak minuta më parë.

Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, e ka konfirmuar lajmin për ‘Olle’. “Jemi shumë rq kënaqur për marrëveshjen e re. Kontrata e firmosur me Agron Selmanin është 1-vjeçare”, ka thënë Agim Hasani. Ky i fundit më parë ka drejtuar disa skuadra në elitë.

Flamurtari në këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Klubi nga Prishtina është shpallur kampione e Ligës së Parë për edicionin që lamë pas. /Gazetaolle.com