ZYRTARE: Flamurtari godet me dy transferime, një nga Bregu i Fildishtë e një nga Shqipëria

Flamurtari ka vazhduar me përforcime për ta arritur mbijetesën.

I pari është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Zie Souleumane, i cili është prezantuar nga kryetari Imeri.

flamurtRI 1

Lojtari i dytë i ardhur është mbrojtësi shqiptari i Luftëtarit, Valdo Zeqaj.

Për Zeqajn interesimin kishte shfaqur edhe KEK-u, por lojtari ka zgjedhur Superligën para Ligës së Parë.

flaurtarii

Klubi kuqezi është duke punuar shumë që të ofrojë lojtarë sa më të mirë për trajnerin Gajur Rexhepi.

Flamurtari do të kërkojë mbijetesën përmes barazhit me klube si Besa dhe Vllaznia. /Gazeta Olle/