Zyrtare: Firmino e vazhdon kontratën me Liverpoolin

Sulmuesi i Liverpool, Roberto Firmino ka gjetur akordin për një rinovim pesëvjeçar të kontratës së tij me klubin.

Firmino do të nënshkruajë një kontratë me rrogë 11 milionë euro në sezon në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League ndaj Roma-s, duke u kthyer në lojtarin më të paguar të klubit.

Më e rëndësishmja është se ai do të luajë vitet më të mira si lojtar në Anfield pas negociatave që kishin muaj që zhvilloheshin mes përfaqësuesit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit.

Braziliani do të paguhet 200,000 euro në javë deri në verën e 2023.

Firmino ishte një prioritet për drejtuesit e klubit. Pas shitjes së Philippe Coutinho-s në janar, Liverpool kërkonte me çdo kusht të blindonte brazilianin tjetër dhe falë ndihmës së madhe që ka dhënë këtë sezon, Liverpool mund të fitojë Champions League këtë sezon.

Ai ak shënuar 10 gola deri tani në Champions. 26-vjeçari u ble nga Hoffenheim për 35 milionë euro në verën e 2015, kur Brendan Rodgers ishte akoma trajneri i ekipit.