ZYRTARE: ‘Final 4’ i Ligës Ballkanike pritet të zhvillohet me këtë datë

Liga Ballkanike e basketbollit ka dal me njoftim zyrtar lidhur me zhvillimin e fazës finale të kësaj gare.

Sipas njoftimit të lëshuar, faza ‘Final 4’ e paraparë të zhvillohet gjatë muajit mars, do të shtyhet për në shtator, shkruan Gazeta Olle.

“Për shkak të situatës së krijuar, BIBL merrë vendim që faza finale e këtij edicioni e cila do të zhvillohet në qytetin e Pejës, do të zhvillohet në shtator të vitit 2020, ku edhe klubet pjesëmarrëse tashmë janë dakorduar për këtë gjë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ligës Ballkanike.

Në këtë fazë, pjesëmarrëse janë ekipet: Academic Bultex 99, KB Peja, KK Ibar dhe KB Vllaznia.

Kujtojmë, Peja ishte skuadra favorite për të fituar këtë trofe, pasi kjo fazë finale e ‘Final 4’ do të zhvillohet në palestrën e tyre në ‘Karagaçi.