Zyrtare: FFK konfirmon negociatat me talentin e Hannoverit, Florent Muslija, kjo është situata e tij

Florent Muslija është një ndër futbollistët më premtues nga Kosova i cili aktivizohet në Bundesligë të skuadra e Hannoverit.

Muslija ka drekuar së fundmi bashkë me përfaqësuesin e Federatës së Futbollit të Kosoves në Gjermani, Fehmi Kongjeli.

Fotot kanë qarkulluar sot në rrjetin social Facebook.

Zyrtari i FFK-së, Rinor Havolli konfirmon për gazetën se FFK-ja po punon që futbollisti ti bashkohet Kosovës.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm më Florentin. Menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala është në kontakt me babuin e tij. Babai i tij ka qenë në Kosovë dhe e ka parë ndeshjen e fundit me Bullgarinë”, ka thënë Rinor Havolli për ‘Zëri’.

“Mund të them se ende nuk ka vendosur Florenti se a do të luajë apo jo për Kosovën”, shtoi Rinor Havolli.

Kosova po e kërkon kualifikimin në Euro 2020, andaj përzgjedhësi Bernard Challandes bashkë me FFK-në po mundohen ta rrisin skuadrën verdhekaltër.

Muslija është 20-vjeçar dhe aktivizohet si mesfushor.

Ai deri më tash është paraqitur për Kombëtaren e Gjermanisë U-20.