Zyrtare: FFK-ja vendos për tre futbollistët e Besës që dyshohen për kurdisjes të ndeshjes me Trepçën

Futbollistët e Besës së Pejës që dyshoheshin për trupimin e ndeshjes me Trepçën, janë liruar nga pezullimi në mungesë të provave, përcjellë Gazetaolle.com.

Fjala është për Arben Beqirin, Fatmir Rexhën dhe Vildan Gutiq.

Vendimi ka ardhur nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Gazetaolle.com

Vendimi

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2017 (ditë e mërkurë ora 12,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 22-23.04.2017 dhe për të njëjtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të takimeve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

ARBEN BEQIRI; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja me numër të Librezës sportive 1/1647 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, në procedure të pezullimit nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017 , në mungesë të fakteve – provave;

LIROHET

Nga procedura e pezullimit dhe së i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

FATMIR REXHA; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja më numër të librezës sportive 871/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedure të pezullimit nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017 në mungesë të provave – fakteve ;

LIROHET

Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

VILDAN GUTIQ; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja me numër të librezës sportive 702/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20, në procedure të pezullimit nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017, në mungesë të provave – fakteve;

LIROHET

Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.