ZYRTARE: FFK e ka një lajm për anti-doping

Në Federatën e Futbollit të Kosovës, pas pranimit në UEFA dhe FIFA, janë hapur shumë mundësi, jo vetëm në zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, në edukimin dhe profesionalizimin e trajnerëve, gjyqtarëve, administratorëve, por i është dhënë mundësia e organizimit të konferencave për mjekësinë sportive.
Më herët në prill të këtij viti në Barcelonë, mjeku i ekipit të të Kosovës, dr. Murat Berisha ka marrë pjesë në konferencën ku është debatuar për urgjencat në fushën e futbollit, ndaj duke u bazuar në këtë përvojë me mbështetjen e FFK-së dhe UEFA-s më 23 nëntor në hotel “International Prishtina” do të organizohet Konferenca e parë mjekësore dhe anti-doping.
Në këtë konferencë që hapja e saj bëhet në orën 9.00 dhe fillon punimet do të ligjërojnë mjekët eminent ndërkombëtar të fushës sportive si dhe ligjërues vendor.

received_10156129505158641

auto_ffkaa1490622404