Zyrtare: Ferizaj prezanton transferimin e ri (FOTO)

Klubi i Ferizajt ka përforcuar transferimin e radhës. Bardhekaltërit kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare që kanë arritur marrëveshje me Florent Papuqin, ashtu siç paralajmëroi “GazetaOlle.com” gjatë ditës.

Ferizaj pret që Papuqi ta ndihmojë skuadrën gjatë stinorit pranveror, me përvojën e krijuar te Besa.

Klubi ka paralajmëruar prezantimin e një tjetër përforcimi nesër.