Zyrtare: Federata njofton se kur do të hapet afati kalimtar

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur për datën e fillimit të afatit kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste.

Afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe përfundon me 15 korrik.

Në krahasim me afatet tjera kalimtare, ky pritet të jetë më interesant, të ketë më shumë lëvizje të hendbollistëve dhe hendbollisteve.

Skuadrat që mëtojnë të jenë sa më lartë në renditje në edicionin e ri, pa dyshim se do të kërkojnë të përforcohen në pozitat ku kanë më së shumti nevojë.

hendboll hendbollihendboll1