Zyrtare: Federata kosovare e zgjedh kryetarin e ri

Federata e Tenisit të Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri. Në kuvendin zgjedhor të Federatës së Tenisit kryetari i ri është zgjedhur afaristi nga Gjilani, Mejdi Rexhepi.

Ky i fundit ka qenë anëtar i bordit të FKT-së, ku ka fituar përballë kundërkandidatit tij Tarkan Kosova nga Prizreni. Nga 42 delegatë, të pranishëm ishin 31. 29 votuan për, kurse dy vota i pati Kosova. Deri më tani në krye të FTK-së ishte Domi, i cili nuk ka kandiduar për një mandat të ri.

 

loading...