ZYRTARE: Faruk Statovci befason me skuadrën e re!

Faruk Statovci është bërë me skuadër të re pas dorëheqjes nga klubi i Minatorit.

Statovci ka arritur marrëveshje me klubin e Bashkimit nga Koretini, përcjellë Gazeta Olle.

Klubi portokallezi e ka zyrtarizuar para pak minutash ardhjen e Statovcit në krye të ekipit.

“Bashkimi ka arritur marrveshjen me trejnerin e mirenjohur kosovar Faruk Statovci.

Statovci si punëtor i dalluar sportiv ka qenë lojtar në klube të mirënjohura futbollistike në Kosovë dhe jasht saj. Ne vazhdojm me punë drejt synimeve për rikthimin në ligën e parë.

Ditëve në vazhdim na presin befasi të këndshme, me zyrtarizme të reja”, thuhet në njoftim.

Bashkimi ka dimëruar në pozitën e katërt të Ligës së Dytë.

Skuadra nga Koretini synon inkuadrimin në Ligën e Parë, pasi që nuk është larg kreut.

Bashkimi ka grumbulluar plot 32 pikë pas 15 ndeshjeve, vetëm tri më pak se kryesuesit e Kikës. /Gazeta Olle/