Zyrtare: FA i jep Antonio Contes një dënim tejet qesharak

Antonio Conte është dënuar së fundmi nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Kjo për shkak të sjelljeve të trajnerit italian në fitoren e Chelseat ndaj Swanseat në Premierligë, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Conte reagoi ashpër ndaj një vendimi të gjyqtarit për një korner në ndeshjen e zhvilluar në ”Stamford Bridge”.

Dhe Conte u dërgua në tribuna nga gjyqtari, Neil Swarbrick në fund të pjesës së parë.

DQY7P0tWsAAcR2T

Italiani kërkoi falje ndaj Swarbrick dhe gjyqtarit të katërt, Lee Mason pas ndeshjes së 29 nëntorit.

Por, FA vendosi që ta dënojë Conten sot.

Conte nuk do të dënohet me ndonjë ndeshje mos-lojë, por vetëm me 8000 funte.

”Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është dënuar me 8 mijë funte pas sjelljeve të pa lejuara në ndeshje”.

DQZEISJXUAA8LGT

”Kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Swanseas më 29 nëntor”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/