ZYRTARE: Etrit Berisha transferohet në SPAL

Etrit Berisha është prezantuar te skuadra e re.

Portieri nga Kosova tashmë është zyrtarizuar nga skuadra SPAL, në Serie A, raporton GazetaOlle.com.

Berisha u transferua me formulën e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit.

Image

Ka qenë klubi italian që prezantoi gardianin shqiptar, i cili pas tre sezonesh, e mbylli aventurën tek Atalanta. Berisha e humbi vendin e titullarit gjatë pjesës së dytë të sezonit tek bergamaskët, ndërsa tashmë do të jetë sërish pjesë e Serisë A, tashmë nën fanellën e SPAL-it.