Zyrtare: Ergys Kaçe te gjiganti grek

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Greqisë.

Mesfushori nga Korça është huazuar nga PAOK-u te skuadra greke Panathinaikos.

Kohë më parë është folur për një largim të mundshëm nga Greqia, por Kaçe megjithatë do të mbetet në Superligën e Greqisë.

Kaçe në sezonin e fundit nuk ka kaluar ditë të mira pasi që nuk preferohej në përbërjen bazë.