ZYRTARE: Erdin Hashani emërohet trajner i Vllaznisë

Erdin Hashani është bërë me skuadër të re.

Trajneri i ri dhe ish-futbollisti i mirënjohur, ka marrë drejtimin e Vllaznisë së Pozharanit.

Lajmin e kanë bërë zyrtar vetë klubi pozharanas që garon në Ligën e Parë.

“Me inkuadrimin e KF Vllaznia Pozheran në Superligen e Kosoves, aty kishim nevojë për një lider, lideri ishte e lehtë të përzgjidhet sepse ERDIN HASHANI i ju bashkangjit ngjyrave të klubit tone. Erdini përsëri kthehet në Pozheran, por kësaj radhe si udhëheqës i armatës tonë të lojtarëve. Na priftë e mbara kryetrajner”, ka shkruar Vllaznia në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Hashani ishte trajner tek Dardana e Kamenicës, të cilën e inkuadroi në Ligën e Parë, ndërsa në sezonin vjeshtor e la në pjesën e epërme të kësaj Lige.

Stinorin praveror, Vllaznia e nis nga vendi 14 me vetëm 16 pikë të tubuara. Mision i tyre është mbijetesa.